Pothuajse në përfundim të vitit 2021, për të bërë një përmbledhje me temat më të diskutuara të vitit 2021, iu drejtuam Google Trends, që gjenderon statistika mbi kërkimet në Google Search për të gjitha vendet.
Referuar statistikave për 12 muajt e fundit për të gjitha kategoritë, vihet se se mbizotërojnë kategoria entertainment (programet televizive), zhvillimet politike, ngjarjet sportive, kinematografia, biznesi dhe rrjetet sociale. Le t’i shohim më konkretisht temat/termat më të kërkuar (renditur nga më pak i kërkuari).
Çfarë kanë kërkuar shqiptarët në Google për
Reality show “Për’Puthen” duket se edhe këtë vit ishte një nga emisionet më të suksesshëm përsa i përket shikueshmërisë dhe kërkimet në Google e vërtetojnë këtë.
Çfarë kanë kërkuar shqiptarët në Google për
Vihet re një interes ndaj kriptomonedhës Bitcoin – një monedhë dixhitale pa një bankë qendrore dhe administrator të vetëm që mund të dërgohet nga përdoruesi në përdorues pa pasur nevojë për ndërmjetës.
Çfarë kanë kërkuar shqiptarët në Google për
Një çështje që lidhet me përditshmërinë, por edhe me planet afatshkurtra është padyshim edhe moti, ndaj jo më kot e gjejmë në listën e fjalëve më të kërkuara. Kalojmë tani te fusha e biznesit. Tatime SelfCare është termi më i kërkuar, i cili i referohet portalit SelfCare për fiskalizimin të prezantuar nga Administrata Tatimore.
Çfarë kanë kërkuar shqiptarët në Google për
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ishin padyshim ngjarja më e rëndësishme e politikës. Me ankth, njerëzit prisnin rezultatin hap pas hapi, gjë që shpjegon kërkimet e shumta për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Çfarë kanë kërkuar shqiptarët në Google për
Pas KQZ-së, përmendim vaksinën – një nga fjalët më të përmendura gjatë pandemisë së Covid-19.
Çfarë kanë kërkuar shqiptarët në Google për
Publikimi i një databaze me emra të banorëve të Tiranës ku përfshiheshin të dhëna personale dhe bindjet politike e kthyen termin Patronazhisti në një ndër më të kërkuarit në motorin e kërkimit.
Çfarë kanë kërkuar shqiptarët në Google për
Kampionati Europian i Futbollit Euro 2020 ishte ngjarja më e komentuar sportive, e cila renditet në Top3 e më të kërkuarave në Google për rajonin e Shqipërisë.
Çfarë kanë kërkuar shqiptarët në Google për
Euro 2020 ndiqet nga seriali “Squid Game” në vendin e dytë, seriali hit K-Drama që theu rekorde në Netflix. Në vend të parë renditet “Big Brother VIP Albania”, reality show që u rikthye pas disa vitesh mungesë në një format me banorë të njohur (ose jo dhe aq) që kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut./anabel