Rezultatet e një studimi të kryer në Oksford tregojnë se mënyra më e mirë për të lënë duhanin është lënia e papritur e duhanit.
Gjatë hulumtimit, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ata duhanpirës që kanë lënë duhanin 25% nuk do t’i kthehen duhanpirjes në 4 javët e ardhshme, dhe 42% nuk do t’i kthehen këtij zakoni në 6 muajt e ardhshëm. Fatkeqësisht, kjo nuk vlen për ata që e lënë duhanin gradualisht.
Gjegjësisht, shpjegimi qëndron në faktin se duhanpirësit që reduktojnë duhanin gradualisht e kanë më të vështirë të vendosin të heqin dorë përfundimisht nga ky ves, kjo në fakt rrit nevojën për cigare. Por nëse vendosni të lini menjëherë duhanin dhe pajtoheni me faktin se cigaret nuk do të jenë më pjesë e jetës suaj, do ta keni më të lehtë mendërisht dhe trupi juaj nuk do të kërkojë nikotinë.
Disa vite pas lënies së duhanit, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare zvogëlohet me 50%, dhe në dhjetë vjet rreziku i pneumonisë zvogëlohet.