Ori këngëtarja shqiptare nga Londra gati projektin e dytë

Ori këngëtarja shqiptare nga Londra gati projektin e dytë

E bukur dhe e talentuar! Kjo është këngëtarja Ori e cila ka nisur ta kthej muzikën edhe si punë nga ajo dëshira si hobi që ishte. E po pse të mos jetë kështu kur ke talent dhe zë e kur të tjerët të pëlqejnë. Mësojmë se Ori ka qenë e angazhuar gjithmonë në muzikë por nga viti 2017 e këtej më shumë aktive.

Vajza e muzikës jeton në Londër por ne origjinë është nga Burreli.

Një lajm i mirë pasi ajo shumë shpejt ose kokretisht nga muaji i parë i vitit 2022 do të publikojë projektin e dytë e ku mësojmë se falë përkushtimit të saj do të jetë një super këngë. Kjo këngë do të jetë solo por ajo ka dëshirat e saj që i pëlqejnë për bashkëpunim ku veçon kolegët Rati dhe Shkumbin Ismajli. Ajo ka bashkëpunuar me shumë artistë por i dëgjon të gjithë në përgjithësi pasi sipas Orit secili apo secila ka veçoritë e tij.

 

E besoni apo jo nëse mendoni se këngëtarja ka mbaruar shkollën e muzikës, jo pasi ajo është diplomuar për Turizëm dhe për Beauty Hair Dresser. Tashmë të gjithë janë kureshtarë e në pritje për klipin e saj të dytë por duhet të presin deri në janar./portalishqiptar.com

Author: portali