Një ditë pas protestës së Sali Berishës, del urgjent Lulzim Basha dhe zbulon skenarin e ri

Lulzim Basha ka reaguar dhe thote se PD përballjen do ta ketë ketej e tutje me “Trekëndëshin e Bermudës”.

Basha ka akuzuar politikanët e vjetër si Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, të cilët i quan si dinozaurët, të cilët i kanë shkaktuar një dëm të madh vendit.

Mesazhi i Bashës është shkëputur nga emisioni i Sokol Ballës, ku ai foli fill pas protestës së parë të Sali Berishës.

“Të oshëtijë dhe njëherë Shqipëria nga shpresa, jo nga dëshpërimi. A është e mundur?! Është plotësisht e mundur. A është e vështirë?! Është shumë e vështirë. Dëm të madh ka bërë politika dhe pikërisht këta që përmende, dinozaurët, unë e quaja karuseli, ju e quanit dinozaurët e politikës.

Ndaj, po, jo vetëm është e mundur por do të ishte mëkat i pafalshëm nëse tani, që jemi çliruar nga kjo ngarkesë negative, tani që jemi vendosur me vetëdije përballë tyre, përballë “Trekëndëshit të Bermudës”, në kuptimin e një trekëndëshi politik 30 vjeçar që ka interes ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe jo ashtu siç e duan shqiptarët. Pa diskutim, Partia Demokratike disponon dhe unë kam vullnetin që gjithë këtë potencial t’ia vëmë në funksion shoqërisë. Së pari, duke ndërtuar urat e besimit aty ku mungojnë, duke i riparuar aty ku i kemi dëmtuar”, thekson Basha./Shqiperiaime.com.al

 

Author: portali