Gjykata ka refuzuar dorëheqjen e dorëzuar nga gjyqtarit Agron Zhukri, i cili do të shqyrtonte çështjen e statusit e dorëzuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD.
Sipas “News24”, Zhukri ka kërkuar të hiqte dorë nga shqyrtimi i statusit të PD, i ndryshuar dhe miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit që u thirr nga ish-kryeministr Sali Berisha.
Mësohet se ai e ka argumentuar kërkesën e tij të dorëheqjes me arsyen se bashkëshortja e tij ka punuar me ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Administratori i studios Kaso është vëllai Ivi Kasos. Në 2018 kam hequr dorë nga çështja Rama-Berisha, kjo pasi më herët gruaja ime ka punuar me Berishën”,-mësohet se ka thënë Zhukri.