Plas keq she.rri në fund të derbit, gati e shkatërruan fushën dhe stolat e “Air Albania” (video)

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana nuk është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme. Bardheblutë arritën të fitonin me rezultatin 1-2, falë golit të shënuar nga Xhixha në minutën e 100-të. Pas mbylljes së sfidës ka nisur festa nga ana e Tiranës, ndërsa tifozët e Partizanit kanë kontestuar skuadrën e tyre.

Tifozët e Tiranës kanë hyrë më pas në fushë duke vendosur flamurin bardheblu në qendër të fushës dhe kanë provuar tifozerinë kundërshtare.

Kaq ka mjaftuar që ndizeshin “gjakërat” mes tifozërive. Tifozët e Partizanit futen në fushë për t’u kundërpërgjigur dhe mes dy tifozerive nuk mungojnë sharjet, hedhja e sendeve ndaj njëri-tjetrit, në disa raste edhe me stolat që thyen në tribunat e “Air Albania” për disa minuta kaosi të shëmtuar.

Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë, por edhe e policisë për të shmanguar një sherr masiv në fushën e lojës.

Festë bardheblu në fund, me lojtarët dhe stafet teknike të Tiranës që nxituan të shijonin momentin e bukur përballë tribunës ku ishin vendosur “Tirona Fanatics”.

Tensioni dhe përplasjet brenda llojit nuk munguan, siç dallohet në videon e mëposhtme, por gjithçka kaloi shpejt dhe tifozët bardheblu u rikthyen duke festuar triumfin ndaj Partizanit.

 

 

Author: admin