Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demorkatike i ka dhënë ultimatum Lulzim Bashës për të liruar selinë e PD, për dy javë.
Ndërkohë ish-Kryeministri Sali Berisha ka treguar se si do të veprohet në rast se kërkesa për të lënë zyrën e kryetarit deri më 5 janar nuk merret parasysh.
Sali Berisha: Do ta shoqërojmë paqësisht jashtë selisë. U mblodhëm në protestë, shumë njerëz kishin dëshirë ta nxirrnim nga selia. Jo u thashë, do i çojmë një shkresë. Urdhëro zotëri, liro zyrën. Mund të bëhej më shpejt, por i dhamë kohë. Gjithçka është bërë konform rregullave.
A ka Sali Berisha tagër për ta ndaluar këtë? Jo. Është vendim i anëtarësisë. Non grata nuk më komplekson fare. Kam shkuar në gjykatë për këtë. Është e turpshme që ai vë brava për ata që janë 44 mijë firmëtarë të shkarkimit të tij.