Deri pasdite situata meteorologjike në vendin tonë vijon me kthjellime por ngrica sidomos në gjysmën lindore të Shqipërisë. Sipas MeteoAlb: Parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë gjatë mbrëmjes dhe deri mëngjesin pasardhës. Edhe pse herë pas herë do ketë kalime vranësirash të lehta.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur ekstremumet ditore nga -2°C deri në 18 °C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h Jugor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme mbizotërojnë kushtet atmosferike në republikën e Kosovës gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës do të sjell shpeshtim të vranësirave në zonat të izoluara veriore dhe perëndimore duke rrezikuar dhe momente të shkurtra me flokë dëbore.
Maqedonia e Veriut
VIJON ndikimi i masave ajrore kontinentale mbi republikën e MV duke kushtëzuar mot me alternime kthjellimesh dhe vranësiras,,, h të herë pas hershme gjatë gjithë ditës./shqiperiaime.com.al