Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta duke thënë se ndaj Engëll Agaçi, Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka një urdhër arresti. Sipas tij, ndaj tyre rëndon akuza për pastrim parash.
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta duke thënë se ndaj Engëll Agaçi, Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka një urdhër arresti. Sipas tij, ndaj tyre rëndon akuza për pastrim parash.
Ka mandat arresti nga një vend mik për Engëll Agaçin dhe Arben Ahmetajn. Nga një vend këtu pranë. Për pastrim parash. Nuk është nga INTERPOL-i. Një gjë është e sigurtë, në djegësa një strumbullar absolut është Engjëll Agaçi. Është eminenca gri e mafies shtetërore. Don Agaçio ka qenë kryesori në borxhin e ARMO-s dhe Albpetrol. është njeriu që i besoi Rama për t;’i mbyllur dosjen Lulzim Bashës. Gjeje, është në padinë e Bashës Agaçi. Dhe Agaçi është po kaq sa Ahmetaj në aferën e djegësva. Fondi për djegësin nuk është krijuar nga lefter Koka por nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj”, u shpreh Berisha në ‘Zonë e Lirë’.
Nga ana tjetër, përveç 5 janarit kur i ka lënë edhe afat Lulzim Bashës që të lirojë zyrën, Berisha ka zbuluar se vetëm 3 ditë më pas, ai ka thirrur protestën e radhës. Nw 8 janar, Berisha ka njoftuar se do të organizojë një protestë kombëtare që vjen pas asaj kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë dhe incineratorëve.