Ermal Mamaqi publikon kartolinën e bukur familjare të Krishtlindjeve, vëmendjen e të gjithëve e mori vajza e tij, Sia (foto)

Me rastin e festës së Krishtlindjeve, Ermal Mamaqi ka sjellë një kartolinë të ëmbël familjare. Ermali, Ami, Joeli dhe Sia kanë pozuar pranë pemës, të veshur me ngjyrat e festës e duke përcjellë shumë dashuri.

Një vëmendje të madhe ka marrë Sia, të cilën ndryshe nga Joeli, e shohim rrallë në rrjetet sociale dhe duket se është rritur kaq shumë.

“Koha më e bukur e jetës është ajo që kalohet me familjen… Gëzuar festat miq. Ju dua”, shkruan Ermali krah fotos. Ndërsa Ami na ka zbuluar disa foto nga dreka e Krishtlindjeve, e shtruar bukur dhe me elegancë.

Nderkohe, Veç muzikës, Elvana Gjata e sprovoi veten pak vite më parë edhe në aktrim, kur erdhi si protagoniste në filmin “Dy gisht mjaltë”, së bashku me Ermal Mamaqin. Mirëpo, së shpejti do të vijë edhe “Dy gisht mjaltë 2”, që është plani i radhës i Ermalit, pas serialit “H.O.T”.

Por çfarë kushtesh ka Elvana për t’’u bërë pjesë e filmave të tij? Në një intervistë për Prive, Ermali ka treguar se kanë hyrë pa kushte, por ka thënë se ajo është një nga artistet më të shtrenjta në historinë e muzikës ose filmave shqiptarë.

“Patjetër që të marrësh Elvanën, në një prodhim, në një projekt të çfarëdo lloji, duhet të jesh shumë i përgatitur, edhe financiarisht”, tha ai duke shtuar se ai e di si janë pagat e aktorëve, dhe se me siguri e garanci tregoi se është aktorja më e paguar ndonjëherë në historinë e filmave shqiptarë. I pyetur për zerot në shifrën e majme, Ermali tha shkurt: “Gjashtë”.

 

Author: admin