Me shumë mundësi, foto e mësipërme po ju mundon shumë dhe nuk po i përgjigjeni dot pyetjes se cili është nga reperër e famshëm shqiptarë.
Në foto ndodhet Capital T. Reperi e ka publikuar vetë këtë foto ku edhe në atë kohë dashuria për hip hop-in nuk mungonte.
Një ditë më parë Capital T ka publikuar albumin “Heart Broken Kids” dhe ai ka zbuluar me anë të një postimi se pse e ka quajtur pikërisht kështu.
” Nje dhurate per fundvit. nje Pjese e jemja qe gjithmone kom dasht me e mshef per ket arsye kom vendose maske n’Cover Art, po cdo pjese evil qe cdo person e ka e qe shumica e tregojne rralle vjen prej nje goditje ose heartbreak qe e kan perjetu ne fminin e tyne tu u ndertu si karakter, heartbreak jo veq prej dashnise po prej shume ngjarjeve t’rana qe na Shqiptart i kemi perjetu me vite, ka shkruar Trimi sipër imazhit ku publikon coverin e albumit.
Reperi i njohur, Capital T, është shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij sentimentale, për të cilën fansat janë shumë kuriozë, ndonëse vetë ai tregohet gjithmonë i rezervuar. Madje edhe daljet televizive, i ka të rralla, dhe zakonisht vetëm për të prezantuar projekte të reja.
I ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, me Robert Berishën, ai foli shkurt për jetën personale, planet për martesë dhe arsyen pse është kaq i rezervuar.
Reperi tha se është ‘single’ momentalisht, pasi sipas tij nuk është koha e duhur, sidomos për të menduar për martesë.