“Për’puthen Prime” ishte i mbushur ne emocione të bukura këtë të shtunë, për konkurrentët por edhe për vetë moderatoren.
Përveç çiftit të parë Alvisa dhe Bashkim, të cilët u puthën për herë të parë në publik dhe dolën çift nga programi, një surprizë e veçantë ishte rezervuar për të.
Sot në Prime ishte Semi Jaupaj, mikesha e saj e zemrës, prej 15 vitesh, që ajo e quajti “familje” dhe “motër”.
Bora e intervistoi disi, për aventurën në “Big Brother VIP”, dhe jo vetëm. Moderatorja zbuloi se nuk ishte dakord për hyrjen e saj në këtë reality, pasi ishte shumë e drejtë e nuk do ta përballonte. Por gjithsesi, ajo tha se ishte shumë krenare për miken e tyre.
Të ngacmuara disi për situatat ku përfshihej Bora, por vajzat preferuan të mos flisnin. “Ca gjëra mbeten personale”, tha Bora që e kaloi me sportivitet e humor.
Në një përballje, krejtësisht të pazakontë, ato zbuluan detaje që nuk i dinim për shoqërinë e tyre.
Duke u kthyer pas në kohë, kur janë njohur, Bora tregoi se ishin tipa shumë të ndryshëm, por kjo nuk i kishte penguar aspak.
“Je një dritë dielli”, tha Semi, referuar Borës, të cilën e falënderoi edhe publikisht, që ka qenë në jetën e saj.
Të dyja vajzat treguan se kanë patur edhe ato zënkat e tyre, që ndonjëherë kishin zgjatur deri në një muaj, nga kokëfortësia e të dyjave.
“Ti je krahu im i djathtë i sigurt”, tha Bora, që tregoi se edhe ajo ka pasiguritë e veta.
Kohët e fundit, Semi tregoi se i jep disa këshilla moderatores, edhe pas ditëve të vështira. Edhe kur e pyesin sesi është Bora, ajo këmbënguli se është mirë, e s’ka asgjë që të mos jetë mirë.
Këngëtarja tha se nuk kishte kritika për mikeshën e saj, sa i përket karakterit, ndërsa për pamjen po, siç bëjnë shoqet.
Në fund, ato treguan se janë gjithmonë aty për njëra-tjetrën., por e mbyllën me një surprizë për të gjithë. Ato kënduan këngën e famshme “Hallelujah”, duke iu dhuruar të gjithëve emocione shumë të bukura!./shqiperiaime.com.al