“Mbreti” i tr yezës, gjeli i detit shkon 10 mijë Iekë/ Qytetarët: S’kemi lekë ta blejmë, gjelat janë për Ramën

Gjeli i detit vijon të mbetet “mbreti” i tryezës së fundvitit.

Por, ky shpend aq i preferuar për darkën e ndërrimit të vitit do të mungojë në tryezat e qytetarëve këtë fundvit.

Një vit më parë çmimi i gjelit të detit ishte 8 mijë lekë, ndërsa sot është 10 mijë lekë.

Por, kjo shifër është e papërballueshme, veçanërisht për pensionistët.

“Gjelat i kanë mbet Edi Ramës, ky popull ka mbaruar”-ka thënë një qytetar për ABC.

“Me ça me e marrë gjelin, 1 herë në vit 2 kile mish. Me 40 mijë lek unë nuk blej dot il açe.”-thotë një tjetër.

Ndërkohë, një tjetër thotë se është shumë shtrenjtë dhe për këtë arsye nuk ka mundësi që ta marrë.

Vlen të theksohet se festat e fundvitit shoqërohen gjithmonë me rritje të pajustifikuara të çmimeve.

Author: admin