Moti i keq dhe i ftohtë ka përfshirë disa rajone perëndimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku si pasojë mijëra qytetarë kanë ngelur pa rrymë elektrike.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, pothuajse 76 centimetra borë ra në pjesë të Kalifornisë veriore në 24 orë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe mbyllje të rrugëve.
Ndërkohë paralajmërimet për ortekët janë në fuqi në gjashtë shtete. Ndërkohë në fundjave bëhet me dije se Kalifornia jugore është goditur nga stuhi shiu, të cilat panë linjat e energjisë elektrike të bien dhe rrugët të bllokohen gjithashtu.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS) në Reno, Nevada, tha se stuhitë e borës do të mbeten të forta gjatë natës së së dielës dhe deri të hënën, dhe sinoptikanët kanë paralajmëruar se udhëtimi mund të jetë i vështirë në rajon për disa ditë. /abcnews.al