Këngëtarja e dashur për publikun shqiptarë me zërin e saj të veçantë, Mariza Ikonomi, ka zbuluar një histori të panjohur më parë për publikun dhe bëhet fjalë për problemet që ajo ka pasur me zërin.
Artistja ka treguar se përveç kurave që artistët përdorin në raste të tilla për të qetësuar kordat, ka marrë edhe medikamente e trajtime të tjera për të mos humbur armën e saj në jetë. Madje ajo thote se doktori i kishte kerkuar qe per nje muaj e gjysme te mos fliste fare.
“Më duhej t’i ushtrohesha edhe disa ushtrimeve që më dha doktori dhe për një muaj e gjysmë të mos flisja. Ishte një nga sfidat më të vështira të jetës sime sepse gjithçka unë e shkruaja në letër për një kohë të gjatë”, tregon Mariza.
Në rrëfimin e saj të sfidave të jetës, Mariza Ikonomi e nis duke thënë që e ka të vështirë të flasë për to apo për humbjet njerëzore që ka përjetuar. Madje, edhe nëse flet, e ka të nevojshme t’i tregojë duke i dhënë një rrjedhë të lumtur ngjarjes.
Ajo ka treguar edhe nje detaje të vogël, duke u shprehur se me lekët që ka fituar Çmimin e Publikut, kur ajo ishte 17 vjece ka blere piano, ndersa e ema e saj donte lavatrice.
“Në moshën 17-vjeçare kompozoja shpesh, madje kam kompozuar që 9 vjeç, pastaj 11 vjeç bëra çmos që të merrja pianon sepse ndërkohë kur fituam Çmimin e Publikut me ato lekët kam bërë luftë të madhe se mami donte lavatriçe “Candy”, unë desha pianon. E kam edhe sot e kësaj dite atë pianon dhe bëra shumë mirë që e bëra këtë luftën sepse mami patjetër që ishte e pamundur të mos e realizonte dëshirën. Aty kam filluar të kompozoj, është kompozuar kënga “Piano e vjetër” që shënoi suksesin tim tashmë si një adoleshente dhe një këngëtare më e rritur, më e maturuar, më e kompletuar dhe si kompozitore
Mariza Ikonomi: Ka qenë një moment ku unë punoja jashtëzakonisht shumë dhe nuk po ndalesha dot duke punuar dhe në një moment të caktuar ndieja se po humbja zërin. Pyetje: Kur ka ndodhur kjo? Mariza Ikonomi: Ka ndodhur vite më parë. Pyetje: Vite më parë i bie në kulmin e aktivitetit?
Mariza Ikonomi: Po, ishte një moment ku unë kisha fituar botën si të thuash, isha shumë e realizuar nga ana artistike, nga çdo gjë, por punë pas pune nuk më linin të merrja frymë dhe të mendoja për veten time. Isha kaq e fokusuar ndaj pjesës së muzikës, famës, kisha shumë aktivitete dhe çdo dy-tre ditë më gjente në një vend jashtë Shqipërisë dhe ka qenë një moment intensiv jo vetëm pune, koncertesh, fansash gjithashtu.
E shikoja edhe vetë që isha pak e lodhur dhe derisa erdhi një moment që unë e ndieja edhe vetë që nuk isha në fazën time më të mirë dhe zëri im kishte nevojë për një qetësi. Në momentin kur unë ndieva që po humbja zërin, aty kuptova vlerën e zërit tim.