Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raporton se një tërmet me magnitudë 4.5 ka goditur afër Midland, Teksas. Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 4.8 miljesh dhe u regjistrua pak pas orës 19:55 me orën lokale. Tërmeti u raportua fillimisht nga USGS si një magnitudë 4.3.
Ndryshe nga shtetet e tjera Teksasi nuk njihet për tërmete, duke lënë të shtangur dhe të trembur banorët vendas, të cilët shprehen se kjo nuk është diçka normale në atë zonë.
Ky është tërmeti i parë me magnitudë 4.0 ose më i madh në zonën rreth Midland që nga 31 dhjetori 2020. Teksasi është përballur me 19 tërmete të tjera pranë zonës Midland-Odessa-Garden City gjatë muajit të kaluar.
Deri më tani nuk raportohet për dëme të shkaktuara nga tërmeti./Shqiperiaime.com.al