U tha se i dha fund jetës, administratori i Luzit të Vogël publikon foton me gruan që u bë personazh i vitit: Si kokrra e mollës!

Padyshim që ajo është një nga personazhet më të njohur të këtij viti. Shprehja e saj e famshme “Çantën n’krahe për kokrrën e qejfit” do të mbahet mend gjatë për çdo shqiptarë.

Mirëpo një lajm i trishtë qarkulloi këtë të martë në rrjete sociale, ku thuhej se Vjollca, që u bë e njohur në emisionin “Shihemi në Gjyq” e që akuzonte bashkëshortin e saj, Zenunin, kishte kryer vetëvrasje, për shkak të bullizimit që kishte hasur edhe nga njerëzit e afërm.

Por ky lajm është përgënjeshtruar me shpejtësi nga një zyrtar vendor i zonës ku banon gruaja. Ai ka postuar një foto me gruan dhe jep mesazhin se ajo është shëndoshë e mirë e gëzon shëndet të plotë.

“Si kokrra e molles! Me Vjollcën duke shiju nje kafe për qejfin tonë n’lokal”, shkruan zyrtari./balkanweb./shqiperiaime.com.al

Author: portali