Berisha nxjerr Çakallin e Gjirokastrës për të sulmuar Roland Bejkon: Po sokëllet me gjuhën e Taulant Ballës, por ne nuk përulemi përballë regjimit të Edvin Malavitës

Partia Demokratike, dega Gjirokastër i është përgjigjur deklaratëve të Roland Bejkos, i cili kerkoi hetim nga SPAK dhe institucionet shqiptare per Sali Berishen. Dega e PD-së Gjirokastër i ka bërë edhe 4 pyetje Bejkos përmes Panajot Çakallit, një aktivisti në strukturat lokale të Partisë Demokratike që është pozicionuar me grupin e Sali Berishës. Deklarata që ngjan si një fletërrufe natyrisht që është bërë me porosi nga Tirana në një përpjekje për të mënjanuar dhe delegjitimuar Bejkon, i cili është një nga zërat më aktivë kundër aksionit të Berishës.

Më poshtë deklarata e plotë e Panajot Çakallit. 

Partia Demokratike e Gjirokastrës distancohet plotësisht nga prononcimet e papërgjegjshme dhe absurde të ish-anëtarit të Këshillit Kombëtar, të ish-Sekretarit për Pushtetin Vendor e Decentralizimin, të ish-kandidatit për deputet në Qarkun tonë, z.Roland Bejko.

Ne si demokratë, si aktivistë dhe si votues edhe të Partisë Demokratike, edhe të z.Bejko, i kërkojmë atij t’u përgjigjet disa pyetjeve dhe shqetësimeve tona:

1. Qëkur një demokrat i vërtetë flet e sokëllet me gjuhën e Taulant Ballës?

2. Z.Bejko, me çfarë autoriteti flet ti në emrin tonë?

3. Sa delegatë të erdhën nga Qarku Gjirokastër në pseudo-kuvendin e 18dhjetorit? Sa autoritet ke?

4. Kur do ngresh ndonjë shqetësim, apo problematikë tonën ne kohën tënde të shpërdoruar televizive për mbrojtjen e interesave meskine të Lulzim Bravës?

Ndiejmë keqardhje dhe na vjen turp që rrimë e merremi me ju, ndërkohë që Gjirokastra vuan, lëngon dhe shkatërrohet ditë për ditë.

Ju nuk keni ditur dhe as keni dashur t’i dilni për zot asaj.

Partia Demokratike e Gjirokastrës do të vazhdojë të qëndrojë e fortë, stoike, e papërulur përballë regjimit të Edvin Malavitës.

Ne u themi anëtarëve tanë, por edhe gjithë bashkë-qytetarëve të Gjirokastrës se do i shërbejmë me devocion interesit publik dhe jo meskinitetit donkishotesk të individëve të caktuar.

#PartiaDemokratikeMbiTëGjitha!

#RroftëGjirokastra!!

#Fitore!!!./Argjirolajm.com

 

Author: portali