Një emigrant në Torino është arrestuar nga karabinierët pasi kultivonte kanabis në një serrë që furnizohej me energji elektrike të vjedhur nga rrjeti publik.
Ai do të duhet të përgjigjet për akuzat e prodhimit, trafikimit, mbajtjes së paligjshme të substancave të ndaluar, si dhe për vjedhje të energjisë elektrike. Brenda serrës janë gjetur 137 bimë, 9 kilogramë kanabis të paketuara në qese të vulosura, 15 kilogramë kanabis në fazë tharjeje, 20 llamba halogjene, një tharës, 19 ushqyes, 26 ventilatorë, një grup elektrogjen, një nebulizator dhe 8 litra pleh të llojeve të ndryshme. Për marrjen e energjisë kishte bërë një lidhje abuzive në rrjetin publik./Argjirolajm.net