Shërbe për vendin tënd! Nisin rekrutimet në Forcat e Armatosura Shqiptare (Detajet)

Nisin rekrutimet për ushtarë/detarë në Forcat e Armatosura.

Pjesë e këtij procesi mund të bëhet çdo i ri nga mosha 18 vjeç deri në 27 vjeç, që nuk ka probleme me ligjin, që ka një figurë të pastër morale, që nuk është person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundraligjshme apo kriminale.

Njoftimi:

Nisin rekrutimet për ushtarë/detarë në FA, pagesë dhe trajnim si asnjëherë më parë

Prej ditës së sotme ka nisur fushata e rekrutimit të ushtarëve/detarëve të rinj, nisur nga Elbasani kjo fushatë do vijojë në të gjithë vendin.

Si asnjëherë më parë, aplikantët do të kenë një pagë mujore dinjitoze, përgatitje fizike dhe profesionale të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit sipas standardeve të NATO dhe përfitime të tjera për një karrierë të sigurt.

Rreth 400 vende të lira janë sot pranë FA për ushtarë dhe detarë aktiv. Të rinjtë apo të rejat nga 18 deri në 27 vjeç me arsim 9-vjecar, të mesëm apo të lartë do kenë mundësi të krijojnë karrierën e tyre pranë FA.

Në linkun më poshtë gjeni të gjithë detajet./shqiperiaime.com.al

https://bit.ly/3HhPTQm

Author: portali