Natën e ndërrimit të viteve, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të hiqet ora policore.
Për këtë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se është vendim që ka ardhur duke vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, dhe duke u bazuar tek kjo analizë, është marrë vendimi për heqjen e orës policore.
Sipas Manastirliut, qytetarët dhe subjektet, baret dhe restorantet duhet të respektojnë protokollet e sigurisë të vendosura nga autoritetet shëndetësore në vend për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë raportohet se Omicron, varianti shqetësues i Covid-19 po përhapet me shpejtësi në botë duke shënuar shifrat më të larta të infektimeve në SHBA dhe Europë.
“Në lidhje me vendimin e komitetit teknik, për datën 31 dhjetor. Ora policore do bie vetëm për ndërrimin e viteve. Ekspertët kanë bërë vlerësim të situatës, incidencës të rasteve pozitive. Rasteve të shtruara në spitale dhe situatës në tërësi në Shqipëri. Data 31 të jetë një ditë e hapur, duke qenë se ka bërë një vlerësim më të gjerë të situatës në rajon. Është shqetësues varianti Omicron. Dita 31 dhjetor, që është vlerësuar nga komiteti, ai ka theksuar faktin që do kërkohet një kujdes i shtuar. Do jetë vetëm për lëvizjet këmbësore, të njerëzve. Viti i ri mbledh në familje dhe festohet. Komiteti ka rekomanduar që festat të jenë vetëm me familjen e vogël. Të jenë të vaksinuar dhe me masa mbrojtëse.
Nga ana tjetër, mos harrojmë që ne kemi protokolle shëndetësore të miratuara. Protokollet përcaktojnë masën dhe kapacitetet që duhen të kenë baret dhe restorantet. ISHP bën inspektimet e nevojshëm. Vetëm dje janë kryer mbi 300 kontrolle. Lufta me pandeminë është luftë që i përket të gjithëve. Përgjegjësia individuale duhen të rriten. Inspektimet po vijojnë qoftë për faktin e mbajtjes së maskave, apo zbatimin e protokollove dhe kapaciteteve.
Dua ta përsëris, nga data 4 janar do vendosim në fuqi vendosjen e Green Passit në administratën publike apo të strukturave të shërbimeve. Certifikatën e shërimit, apo nëpërmjet testit negativ. Zbatimi i masave është një sfidë për të gjitha vendet, unë nuk dua të bëj krahasime me vende të tjera. Është një përgjegjësi e institucioneve, dhe individuale. Të gjithë sëbashku të shtojmë forcat për të respektuar këto masa. Kontrollohen nga strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Sigurisht duke u bazuar në situatën epidemiologjike do kolaudojmë masat tona” – tha Manastirliu./shqiperiaime.com.al