Beatrix e revoltuar me Donaldin: Jam gjithë ky yll, mos mendo për botën jashtë

Marrëdhënia e Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj duket se nuk po shkon aq mirë. Këngëtarja ka vënë re një ftohje nga Donaldi, të cilit ia ka vënë në pah.

Së fundmi ata janë përfshirë në një diskutim. Donaldi po mendonte për realitetin që e pret jashtë, gjë e cila nuk i ka pëlqyer aspak Beatrix-it, duke i thënë se nuk ka pse të mendojë pasi ka atë brenda.

Pjesë nga biseda e tyre:

Beatrix: Pse sheh dritat kot. Çfarë mendon?

Donald: Për botën jashtë.

Beatrix: Çfarë mendon për botën jashtë?

Donald: Çfarë do bëj kur të dal.

Beatrix: Po unë këtu si pemë, faleminderit për mirëkuptimin. Pse mendon për botën jashtë kur më ke këtu brenda mua, gjithë ky yll.

Donald: Ke të drejtë.

Beatrix: Jo nuk kam të drejtë fare. Më lër.

Donald: Mos më lodh se dua të rri kështu, nuk dua të çohem.

Beatrix: Po ik, ke jetën tate dhe botën tate jashtë. Unë kam botën time këtu brenda momentalisht./shqiperiaime.com.al

Author: portali