Gazetari Artan Hoxha njoftoi sot se është goditur një grup kriminal shqiptar në Ukrainë. Nga operacioni u sekuestrua kokainë me vlerë 10 milionë euro e blerë në Spanjë.
Sipas gazetarit investigativ një prej të shqiptarëve të arrestuar është anëtar i këtij grupi është shumë i njohur për autoritetet, pasi disa vite më parë ka marrë peng ish-financierin e Silvio Berlusconit.
“Tani së fundmi autoritetet në Ukrainë kanë goditur një grup shqiptarësh që lëviznin kokainë me vlerë 10 milionë euro.
Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar që është shumë i njohur. Ka marrë peng financierin e Berlusconit. I kërkuan atij 35 milionë euro.
Një nga personazhet e atij grupi më rezulton anëtar i kësaj organizate. Ka dhe rumunë. Të lëvizësh një sasi kokainë me vlerë 10 milionë euro nga Ekuadori, përmes Detit të Zi, në Odesa të Ukrainës, do një fuqi shumë të madhe,” tha Hoxha./m.j