Ronela Hajati me këngën “Sekret” u shpall fituesja e Festivalit të Këngës në RTSH, të këtij edicioni jubilar, ku ka marrë të drejtën të përfaqësoje Shqipërinë në “Eurosong” 2022.
Ronela ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale pas spektaklit ku është shprehur e lumtur dhe “pa fjalë” nga kjo fitore. Në postimin e saj në profilin në Instagram, këngëtarja premton që kënga e saj do të vijë e ndryshuar dhe me një video e performancë që do të mbahet mend.
Ronela Hajati do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision Song që do zhvillohët në Torino, Itali në 2022.
“Shihemi në Torino! @eurovision Faleminderit te gjithe atyre qe me kane mbeshtetur gjithe keto vite ! Ju dua me shpirt 🥺❤️ @rtshqiptar. Ju premtoj që do të bëj një riimprovizim, një video dhe një performancë që do të mbahet mend!
Nuk kam fjale ….”, shkruan Hajati./shqiperiaime.com.al