“U zgjova me mallkime për fëmijët e mi”, Arbana Osmani publikon mesazhet

Arbana  është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Megjithatë, ka nga ata që nuk e kanë shumë simpati.

Moderatorja ka treguar se kjo gjë nuk e shqetëson, por tashmë duket se këto mesazhe janë bërë shqetësuese, pasi kanë arritur deri në atë pikë, ku i kanë uruar më të këqijat për fëmijët e saj.

 Zbulon personin, që për ironi në foton e profilit, ka një foto me dy fëmijë.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet.”, ka shkruar moderatorja./abcnews.al./gazetaexpress.com

 

Author: portali