Virion Zabzuni, artisti i mirënjohur që elektrizon publikun me muzikën e tij të mrekullueshme.

Virion Zabzuni muzikanti i njohur nga Elbasani, icili ka arritur që me talentin dhe pasionin e tij të madh për muzikën në përgjithësi, dhe instrumentet muzikore në veçanti, të sjelli rreth  vetes një audiencë tepër të madhe adhuruesish, të grup moshave të ndryshme.

Virioni Zabzuni u lind dhe u rrit në Elbasan, ku që në moshë të vogël spikati pasioni për instrumentet muzikore popullore. Muzikën e kemi në trashigimi, tha ndër të tjera, për Portalin Shqiptar Virioni, sepse babai i tij ishte pjesë e orkestrave të dasmave dhe mbrëmjeve të dekadave më parë. Ku  ajo atmosferë që u rrit, i dha dhe mundësinë që sot të radhitet me instrumentistët më të njohur në tregun muzikor Shqiptar.

Virion Zabzuni tashmë një emër i njohur në mesin e artistave dhe muzikantëve Shqipëtarë, ku me Klarinetën dhe Saksofonin e tij, ka performuar denjësisht në spektakle, koncerte, klipe dhe evenimente, të ndryshme mbarëkombëtare.

Artist lind nuk bëhesh, citoi gjatë intervistës me moderatorin e Portalit Shqiptar, Virioni, ai tha më tej se ndjen një ndjesi krenarie të madhe, kur performon në festat e mëdha kombëtare, siç është festa e pamvarësisë, aty ndjen se elektrizimi i publikut, kalon direkt tek ne dhe na bën të përlotemi nga krenaria kombëtare, dhe dashuria për atdheun dhe flamurin KuqZi.

Pyetjes se si ndihet për famën dhe popullaritetin që tashmë ai e gëzon, Virioni u përgjigj, se ai nuk ndihet i famshëm thjesht ndihem i lumtur që arrij të jap këtë lumturi me muzikën time për publikun më të mrekullueshëm në botë, siç është publiku Shqipëtar.

Virion Zabzuni miku dhe bashkëpunëtori i dashur i këngëtarëve Shqipëtar, të cilët e kanë gjithmonë të pranishëm në koncertet, videoklipet dhe evenimentet e tyre.

Ne e falenderojmë për intervistën, dhe i urojmë suksese në rrugën e artit muzikor, instrumentistin dhe artistin e mirënjohur Virion Zabzuni. /PortaliShqiptar.com

 

Author: portali