VIDEO/ Zbardhet vjedhja brenda marketit në Sarandë, tekniku i kamerave organizoi grabitjen

Policia e Sarandës ka zbardhur vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në një supermarket më 11 Dhjetor.

Dy personat që vodhën paratë janë arrestuar nga policia. Njëri prej tyre është 37-vjeçari B.C. nga Saranda, i cili ka punuar si teknik i kamerave të sigurisë në këtë supermarket.

Nëpërmjet telefonit, ai kishte hyrë në sistemin e kamerave dhe kontrollonte shumën e parave që ndodheshin brenda supermarketit.

Ndërsa i arrestuari i dytë është E.D. (Gj.) 40 vjeç nga Talja e Lezhës, i dënuar më parë në Itali për vjedhje dhe sulm ndaj forcave të policisë.

Gjatë finalizimit të aksionit të koduar “Fundviti”, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 4 milionë Lekë të reja, 2500 Dollarë, 1000 Paund, 2 makina me të cilat u larguan autorët, 4 celularë, 3 pajisje DVR dhe 2 laptopë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

/a.r

Author: admin