Anxhela Peristeri ka përfaqësuar vendin tonë në “Eurovision”-in e vjetshëm, të mbajtur në Rotterdam. Ajo këndoi këngën “Karma”, e cila arriti të kualifikohej në finale, duke u renditur kështu në vendin e 21. Kënga ishte me tekst të Olti Currit dhe kompozim të Kledi Bahitit.
Ndërkohë, këtë edicion të “Festivalit të Këngës”, si ish-fituese, këngëtarja i ka dhënë çmimin e parë Ronela Hajatit, për të na përfaqësuar në Torino në 2022 me këngën “Sekreti”. Përveç mbështetjes dhe vlerësimit që i dha në skenë, Anxhela Peristeri e ka uruar publikisht edhe në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
Ajo ka publikuar disa foto të Ronelës, ku bashkangjitur me to, ka shkruar se fitorja është plotësisht e merituar.
Anxhela kishte diçka për të thënë edhe për ata që kanë ironizuar fitoren e Ronelës duke vënë në pikëpyetje fitoren e saj.
“U ndjeva shume e lumtur dje qe i dorezova kupen e Cmimit te Pare kesaj artisteje me shpirt te bukur! Jam e bindur qe rrugetimi i saj ne Eurovision do te jete magjik! Ishte nje cmim me se i merituar dhe kam nje pyetje per te gjithe ata kengetaret qe sot kane dale me shpate ne dore dhe shajne festivalin dhe jurine:-Kur fitoni ju nuk ka korrupsion neper festivale?( se me sa pashe jane te gjithe kengetare cmimesh por kta i kane marre me merite sigurisht”-ka shkruar ajo./shqiperiaime.com.al