Djalë apo vajzë? Dy fëmijë lindin brenda një minute në 2022

Fëmija i parë për 2022 është djalë! Ai ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ministrja bën të ditur se edhe fëmija i dytë i lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve është djalë gjithashtu.

Postimi i plotë

Mirë se erdhe AKID
Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.
Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve
Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden./shqiperiaime.com.al

Author: portali