E konsideruar si shefja femër e Camorras,policia nuk lejon funeralin për Pupettën

Policia ndaloi organizimin e një funerali dhe lejoi vetëm bekimin e trupit, për Assunta Maresca (Pupetta) e veja e bosit italian të mafies Pasquale Simonetti.

Në moshën 86-vjeçare, pavarësisht filmave dhe dramave televizive kushtuar asaj dhe rolit që pati në ngjarjet kriminale të viteve 1980, kur në një konferencë shtypi kërcënoi me vdekje Raffaele Cutolo, kreun e “Kamorrës së re të organizuar”, Pupetta Maresca kishte jetuar në mënyrë anonime në Castellammare di Stabia. Dje vetëm rreth dhjetë gra shkuan në kishën San Antonio di Padova, ku ishte menduar të bëhej varrimi, për të recituar disa lutje.

Pupetta Maresca kishte mbajtur gjithmonë etiketën e një gruaje intolerante ndaj konventave dhe ligjit. Aktorja, këngëtarja dhe fituesja e një kurore miss, mbeti shtatzënë dhe u martua me Pasquale Simonetti, i njohur si “Pascalone ‘e Nola”, shefi i tregjeve të fruta-perimeve, prej të cilëve mbeti e ve disa muaj. pas dasmës. Ndërsa ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, ajo qëlloi Antonio Espositon, prorsitësin e vrasjes dhe u dënua me 13 vjet e 4 muaj burg. Kohë më vonë ajo krijoi një lidhje sentimentale me shefin Umberto Ammaturo me të cilin pati dy binjakë, Roberto dhe Antonella. Kjo fazë e re e jetës së saj u dëmtua nga vdekja e djalit të parë, Pasqualino, i cili u “zhduk” në moshën 17-vjeçare.

Avokatët e saj, Gennaro dhe Carlo Pecoraro, protestuan për përkufizimet që ju dhanqë si “bosja” dhe “primadonna e Camorras” që i atribuoheshin asaj nga media. “Përcaktimi i Pupetta Maresca-s si një “kamorrista” ose “shefe femër e organizatës” – shkruan avokatët – janë deklarata” në kundërshtim me realitetin, të kristalizuara nga masat tashmë përfundimtare gjyqësore, të cilat të gjithë duhet t’i respektojnë me besnikëri. Në komentet në disa rrjete sociale në mënyrë të pajustifikuar dhe të paqytetëruar ofendohet kujtimi i një gruaje të ndjerë së fundmi. Më keq akoma bëjnë disa politikanë të qëndrojnë si roje të një ligjshmërie që mbrohet me fjalë, por nëpërkëmbet në fakte me deklarata të bazuara në supozime të mohuara në çdo gjykatë”./Opinion.al

 

Author: admin