Reperi Noizy ka qenë i ftuar në “Jonida’s Room”, për të bërë një “bilanc” për vitin që po lëmë pas si dhe për të zbuluar planet e 2022-shit. Ndër shumë bashkëpunime në 2021, si më të suksesshmin ka konsideruar atë me artisten Dhurata Dora, “Mi amor”.
“Siç u pa edhe nga shifrat bashkëpunimi më i suksesshëm ka qenë ai me Dhurata Dorën, kemi super bashkëpunime me artistë të tjerë për 2022 dhe mbi të gjitha një super album për të cilin kam patur gjithë kohën për ta punuar”, ka thënë Noizy.
Ai tregoi se përmban rreth 20 këngë, dhe se ky është albumi i tij i preferuar. Reperi tregoi se do të ketë bashkëpunime edhe me repera të njohur ndërkombëtar, një reper francez e anglez.
“Bashkëpunoj më shumë me repera të Europës sepse kam Vibe shumë të mirë, ndërsa reperat amerikanë kërkojnë lekë dhe nuk ta japin suportin”. Ai tregoi edhe se kishte shumë dëshirë të realizonte një bashkëpunim me Drake, që siç tregoi është i realizueshëm.
“Do të doja shumë të bëja një bashkëpunim me Drake, që ndoshta edhe mund të realizohet sepse ai vjen shumë shpesh në Angli. Por me të mund të realizohet një bashkëpunim vetëm nëse i pëlqen “vibe”, sepse ai s’ka nevojë për lekë”, ka thënë Noizy.
Përtej karrierës, Noizy tregoi se pëlqen të udhëtojë, madje ndau me shikuesit një nga aventurat e tij. “Më ka qëlluar që për 24 orë të jem në 6 shtete, kam qenë në Malmo, kam marrë trenin deri në Danimarkë, pastaj nga aty në Austri, Kosovë, Shqipëri dhe në 6 mëngjesit kam mbërritur në Itali.”, ka thënë Noizy i cili ka pohuar se shpesh me këtë fluks pune humbet shumë avionë, dhe shumë pak koncerte.