Mbarimi i festave të fundvitit ka çuar në rritjen e numrit të emigrantëve shqiptarë, të cilët lënë vendin tonë për tu kthyer në shtetet ku ata punojnë e jetojnë prej vitesh.
Si pasojë e fluksit të rënduar, janë shënuar radhë të gjata gjatë mëngjesit të sotëm në pikën kufitare të Kakavijës, kjo edhe për shkak të faktit se pala greke po punon vetëm me një sportel në hyrje.
Radha është krijuar si pasojë e procesit të kryerjes së testeve të shpejta Anti-Covid që kryhen të detyrueshme në radhët e të gjithë personave që hyjnë në Greqi. Deri më tani kanë kaluar 2400 shtetas. Ndërkaq nuk shënohen radhë nga ana shqiptare./shqiperiaime.com.al