Ndryshon siguracioni i makinave/ Qeveria Rama: Ja kush paguan më pak…
Në Shqipëri janë rreth 660 mijë automjete që paguajnë siguracion.
Qeveria Rama ka miratuar një ligj ku në bazë të disa faktorëve do të paguhet siguracioni duke u bazuar në: Moshën e shoferit, llojin e automjetit apo numri i aksidenteve. Në bazë të këtyre faktorëve siguracioni pritet të jetë më i lartë për shoferët e rrezikshëm dhe i ulët për ata të mirë.
Gjithashtu do të përdoret dhe sistemi “Bonus-Malus” apo e thënë ndryshe historiku i dëmeve të mjetit. Pra kush ka shkaktuar më shumë aksidente paguan më shumë, ata që nuk kryejnë shkelje paguajnë më pak.