Para disa javësh i ka dhënë fund beqarisë, vëllai i deputetës Mimoza Kusari-Lila, Ylberi. Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me Jonathan Ausman në Kanada me anë të një ceremonie të vogël familjare, shkruan Demokracia.com. Në fotot e publikuara nga bashkëshorti Jonathan shihet se Ylberi është tejet i lumtur me zgjedhjen e tij.
Mimoza Kusari Lila u lind më 16 tetor 1975 në Gjakovë. Është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Studimet i mbaroi në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Ekonomik. Studimet post-diplomike i përfundoi në ShBA në fushën Administrim Biznesi, në Duquesne University, Pittsburgh, Pennsylvania. Ajo ishte bursiste e programit “Ron Brown” nga Departamenti i Shtetit të ShBA. Para se të angazhohej në politikë, ajo ka udhëhequr Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë në vitet 2006 – 2009. Ajo ka qenë po ashtu asistente e lëndës së Mikroekonomisë në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, si dhe ligjëruese në lëndën e Menaxhimit të Proceseve në Universitetin Amerikan të Kosovës – AUK.
Kusari-Lila u zgjodh deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën e 6-të dhe të 7-të dhe 8-të ku në këtë të fundit ka qenë Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në vitin 2010 ishte gruaja më e votuar në Kosovë. Ajo për tre vite (2011-13) ka shërbyer si Zëvëndës Kryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës. Mimoza Kusari Lila më parë ka mbajtur pozitën e Kryetares së Komunës së Gjakovës që nga dhjetori i vitit 2013, duke arritur të bëhet gruaja e parë kryetare e një komune në Kosovë.
Përgjatë dy legjislaturave, Mimoza Kusari Lila është angazhuar në politikat për fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave dhe ngritjen e përfaqësimit të tyre në vendimarrje. Kusari – Lila përgjatë dy legjislaturave radhazi kishte inicuar formimin dhe kishte udhëhequr Grupin e Deputetëve të Gjelbërt, politika dhe veprime të cilat do të vazhdojë t’i ndjek edhe në legjislaturën e 8-të.
Si Kryetare e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila do të transformojë komunën në qendër të inovacionit dhe kreativitetit, me modelin më të mire të bashkëpunimit ndërkufitar me Malësinë e Gjakovës, në politika miqësore mjedisore dhe zbatim të planit të mobilitetit urban në përputhshmëri me politikat e gjelbërta.
Turizmi dhe artizanantet do të jenë pjesë e promovimit të pasurisë natyrore, hisorike dhe kulturore. Bujqësia dhe blegtoria do të inkurajohen në bashkërendim e Ministrinë e Bujqësisë, fuqizimin e grave fermere dhe fermerëve në përgjithësi. Kthimi i të rinjëve, transparenca dhe llogaridhënia dhe politikat sensitive gjinore do të jenë themel i gjithë qeverisjes tonë katër vjeçare.