S’ka ndërmend të ndalet, njihuni me gruan që prej 20 vitesh shëtit botën me djalin e saj me aftësi të kufizuara në shpinë (FOTO)

Personi që shihni në foto është Niki Antram, një 43-vjeçare australiane e cila prej 20 vitesh, udhëton nëpër botë me djalin e saj me aftësi të kufizuara.

Djali i saj Jimmy, 26 vjeç, ka lindur me probleme fizike e mendore.

Ai vuan nga hipopituitarizmi një gjendje që ndër të tjera pengon rritjen është i verbër dhe ka nevojë për ndihmë gjatë gjithë kohës.

Por Niki nuk është dorëzuar dhe ka vendosur të përpiqet t’i ofrojë një jetë aventureske. Ajo ia doli.

Në blogun e saj “Niki dhe Jimmy” ju mund të mrekulloheni me fotot e vendeve që ata vizituan së bashku: nga Hawaii në Bali deri në qoshet më të bukura të Australisë. 43-vjeçarja, e cila solli në jetë djalin e saj në moshën 17-vjeçare, studion me detaje itineraret:

“Edhe pse e di që do të jemi mirë, preferoj t’i telefonoj të gjitha hotelet. Unë gjithmonë do të gjej mënyra për t’i dhënë Xhimit një jetë aventureske, sa më aventureske të mundshme”, thotë Antram./balkanweb.com

Author: portali