Me temperatura si në pranverë, mësoni si do të jetë moti sot

Orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të fokusuara do të jenë në Verilindje të Shqipërisë.

Ndërsa në vijim vranësirat do të shtohen duke përfshir të gjithë territorin, por në skajin Verior do të sjellin reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./shqiperiaime.com.al

Author: portali