Emisioni “Stop” në Tv Klan ka publikuar një rast të një qytetareje, e cila ka shkuar te një fallxhore në Qerret të Lushnjes pasi bashkëshorti i saj ka një disfunksion s e k sual.
Zgjidhja që i jep fallxhorja është shumë e thjeshtë, pasi i sugjeron qytetarës që tí japë burrit sheqer dhe fërgesë.
Qytetarja – Mirë se të gjeta!
Fallxhorja – Si je? Si kalove?
Qytetarja – Mirë!
Fallxhorja – Ça halli ke me burrin ti?
Qytetarja – Shkoj mirë, kur vjen puna te krevati në darkë, nuk do. Shkoj e prek, e përkëdhel…
Fallxhorja – Hë, hë!
Qytetarja – Si me ta thënë troç tani, nuk i ngrihet. Po kjo u bë kohë e gjatë dhe nuk është tani si muhabet dhe hajt po ia lëmë stresit, ose…
Fallxhorja – Sa keni të martuar?
Qytetarja – 9 vjet e gjysëm dhe mund të kemi me këtë situatë, ndoshta rreth 3 vite të themi.
Fallxhorja – Emri jot?
Qytetarja – Ana!
Fallxhorja – Po burri?
Qytetarja – Selim!
Fallxhorja – Ky është i lidhur, është i lidhur.
Qytetarja – Si është i lidhur?
Fallxhorja – I bllokuar, që mos të.., mos të bëjë kontakt. Magji me një fjalë.
Qytetarja – Ka magji?
Fallxhorja – Hë, hë…
Fallxhorja – E di Selimi, që ke ardhur këtu ti sot?
Qytetarja – Jo!
Fallxhorja – Po si do ia bësh ti?
Qytetarja – Si? Si qysh do ia bëj?
Fallxhorja – Ai ka nevojë që të hajë sheqer, do bëj fërgesë.
Qytetarja – Pse s’ia bëj dot unë ato, pa i thënë gjë Selimit?
Fallxhorja – Dëgjo tani këtu! Ke tre ditë, që do marrësh pak sheqer dhe do ta hedhësh këtu! Një sot!
Qytetarja – Hë, hë, po!
Fallxhorja – Një nesër!
Qytetarja – Po!
Fallxhorja – Një pasnesër!
Qytetarja – Po!
Fallxhorja – Këto duhen bërë paradite!
Qytetarja – Po!
Fallxhorja – Ehh, acaroheni haheni për hiçgjë. Debatet e tuaja, llafet e tuaja më kupto… 3 ditë do hani sheqer nga ky! Ditën e tretë do marrësh spërkatje nga krevati ku flini! Po jo lart, merre poshtë! Dy të spërkatur edhe nxirre në rrugët pa u kuptuar! E mban mend?
Qytetarja – Po, po!
Fallxhorja – Do vazhdosh këtë dhe do shikosh edhe do komunikojmë prapë!
Qytetarja – Ok! (I jep 5 mijë lekë) Shumë faleminderit!./shqiperiaime.com.al