Ja si të aplikoni nga telefoni për kolaudimin e makinës, hapat që duhet të ndiqni në e-Albania

Ja si të aplikoni nga telefoni për kolaudimin e makinës, hapat që duhet të ndiqni në e-Albania

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar hapat si mund të aplikoni online nga telefoni për kontrollin teknik të makinave duke shmangur radhët e gjata. Sistemi i ri ofrohet tek seksioni “Makina ime” në e-Albania.

Postimi i plotë:

Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin dikur me radhën!

Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë , normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më iku teket, vonohem radhëve”!

Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit

Hyni përmes faqeve:

ëëë.e-albania.al

ëëë.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #MIE #AKSHI

#AutomotorizimiShqiptat./shqiperiaime.com.al

 

 

Author: portali