Drejtuesit e automjeteve në shtetin e Virginias amerikane u detyruan të kalonin natën në automjete pasi një pjesë e autostradës kryesore u mbyll për shkak të stuhisë së dëborës që goditi zonën një ditë më parë.
Autostrada I-95, një nga korridoret kryesore të trafikut nga veriu në jug të SHBA-së, është mbyllur në të dy drejtimet pranë qytetit të Fredericksburg, 89 kilometra në jug të kryeqytetit Uashington, njoftoi të martën Sekretariati i Transportit të Virginias.
Bllokimi i trafikut filloi të hënën pasi ranë 30 centimetra borë në jugperëndim dhe lindje të Shteteve të Bashkuara, gjë që shkaktoi aksidente të shumta./asutimes.com