Skandali me publikimin e pagave, arrestohen dy të dyshuar për nxjerrjen e databazës

Dy persona janë arr estuar për skandalin me publikimin e pagave. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria e Tiranës ka arr estuar të paktën dy të dyshuar për ska ndalin me listëpagesat e qytetarëve.

Nga hetimi ka rezultuar se kanë nxjerrë nga sistemi listat ma pagat e 690 mijë qytetarëve.

Dy ditë më parë “BalkanWeb” raportoi se Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë të dyshuarit kryesorë për ska ndalin e publikimit të listë pagesave të mbi 690 qytetarëve punonjës të administratës publike apo bizneseve private në vend.

Burime të besuara pranë prokurorisë së Tiranës konfirmuan për News24 se kanë mundur të identifikojnë se cilët punonjës të AKSHI-t kanë pasur akses në sistem, ku kanë kopjuar dhe shpërndarë databazën e pagave.

Skandali thellohet edhe më shumë, përderisa prokuropria ka dyshime të forta se të njëjtët zyrtarë që shpërndarë në mënyrë të pautorizyar listapagesat e qytetarëve, më herët nxorën edhe databazen me të dhënat e qytetarëve të kryeqytetit, e njohur si dosja e patronazhistëve, ku krahas emrit mbiemrit dhe numrit të ID-së secili patronazhist shënonte preferencën politike të votuesit./Shqiperiaime.com.al

Author: portali