Policia ka zbardhur detaje nga aksionet e mbrëmshme të Forcave Speciale RENEA në qytete të ndryshme të vendit. Mësohet se janë arrestuar 19 persona, të dënuar apo shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre është i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Klement Shehu, 39 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër. Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2019, e ka dënuar atë me 6 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës ”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 21 ditë burgim.
Gjatë kontrolleve në Tiranë, Nikël/Krujë, Lezhë dhe Vlorë u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash, aparate celulare, çipsa dhe letra bixhozi.