Kënga fituese e festivalit të RTSH-së vazhdon të shkaktojë debate të shumta, për shkak të tekstit dhe muzikës skandaloze të saj.
Teksa këngëtarja fituese Ronela Hajati ka postuar një foto në rrjetet sociale, komentues të shumtë e kanë sulmuar atë për mënyrën se si fitoi festivalin.
Me sa duket kënga e saj do të vazhdojë të bëjë zhurmë, ndërsa vetë Ronela në një reagim të pak ditëve më parë, shprehej kështu:
“Fitorja e festivalit ka qenë gjëja më e saktë që më ka ndodhur në këtë periudhe. Kemi punuar aq shume për këngën “SEKRET” e prapë s’jam e kënaqur akoma.
Performanca ime është për herë të parë trending në Europe si asnjëherë. Komentet e shumta nga të huajt janë 95 përqind pozitive. Kontestime? Gjithmonë do ketë, totalisht normale!
Por urrejtje nga artistë për një vajzë që ka punuar me vite të tëra për shumë artistë të tjerë, për tekste të mrekullueshme, melodi të mirë, është e neveritshme dhe diabolike.
Do thoni kujt i plas? Mua! Mua qe kam sakrifikuar gjërat më të shtrenjta për t’i pëlqyer publikut! Komentet e këqija kanë qenë minimale por të gjitha nga adresa shqiptare”.
Për këngën ka reaguar dhe aktori i njohur Çun Lajçi.
“S’e besoni, e di, por atë natë, mbas kësaj kange, ika n’shtrat, tue i thanë Galushës: Kjo mjerane fiton! Ajo kundërshtoi dhe m’kqyri shtrembët!
Po i thashë, se kjo qenka ermene, azerbejxhane, jevge e ruse e asnji grimë shqiptare. Kështu ka degjenerua nji pjesë e madhe votuesish e kangëtarësh që tekstet i shkruejnë ne WC ose tue ba s***!
Mjerimi m’kaploi kur e lexova ne internet se kjo kishte fitua e do ta prezantoi Shqipninë n’Eurovizion”, shprehet ai.