Lulëzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj Sali Berishës.
Kreu i PD-së u shpreh se Berisha nuk njeh ligj as statut dhe se kërkon të përhapi dhunë.
Fjalimi i Bashës:
Epoka e sudmimit të ligjit po troket. Epoka e drejtesisë të re po nis. Kuvendi i rithemelimit në 18 dhjetor vulosi gjithcka. Aleati jonë SHBA, vendosi non-granda njerëz që nuk janë më pjesë e PD-së. Ne do t’i japim fund regjimit të Edi Ramës.
Që në shtator kur unë vendosa shkrkimin e Berishës, ai është kthyer kundra partisë tonë. Sali Berisha ju ka mashtruar, i shpallur non-grada, ai bërë bunker PD.
Ne kemi aleancë me SHBA për të vazhduar misionin tonë. Sali Berisha ju ka mashtruar në përpjeket e tij për ta mbajtur të fshehtë shpalljen non-grada. Sali Berisha duke njohur mirë vlerat amerikane, ju ka mashtruar duke mbajtur të fshehtë akuzat e SHBA dhe agjensitë e Sigurisë Kombëtare dhe ligjzbatimit.
Berisha ju gënjeu gjatë 8 viteve tona në opozitë. Unë kam pranuar përgjegjësitë e mija, por Sali Berisha ju ka mashtruar keq kundër meje pa paraqitur asnjë fakt kundër meje. Sali Berisha ka hedhur poshtë demokratët.
Sali Berisha i ka shtuar vetë personat në referendum për hallin e tij personal. Berisha e nisi betejën për statutin por e shkeli vetë. Ai do kaus dhe dhunë, ai nuk njeh as ligj as statut. Ai po dërgon demokratët në përplasje, por kjo seli nuk mund të merret peng nga persona me precedent penal dhe nga ish-zyrtarë të korruptuar./shqiperiaime.com.al