Një raketë ruse ka dalë jashtë kontrollit dhe ka rihyrë në atmosferën e Tokës, sipas vlerësimit të fundit të bërë nga Komanda Hapësinore e SHBA-së, e cila ka ndjekur zbritjen e saj.
CCN raporton se Raketa Angara-A5 u lëshua nga porti hapësinor Plesetsk në rajonin veriperëndimor të Rusisë të hënën, më 27 dhjetor. Nisja e saj po testonte një fazë të re rakete, të njohur si përforcuesi Persei, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TAS .
Shumica e mbeturinave hapësinore digjen gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës dhe përbëjnë një rrezik jashtëzakonisht minimal për njerëzit, por është e mundur që pjesët e mëdha të mund të shkaktojnë dëme nëse bien në rajone të banuara.
Të mërkurën, Komanda Hapësinore e SHBA, e cila kishte gjurmuar raketën tha se ajo ka hyrë në Tokë në orën 2:08 pasdite MST mbi Oqeanin Paqësor Jugor. Megjithatë, është pamundur të përcaktohet saktësisht se ku kanë zbritur mbeturinat.
Më herët, kreu i zyrës së mbetjeve hapësinore të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Holger Krag, tha se pjesa e raketës ruse kishte udhëtuar me 7.5 kilometra në sekondë (4.7 milje në sekondë) dhe gjerësia e saj e rihyrjes në Tokë ka të ngjarë të jetë midis 63 gradë në veri dhe në jug të Ekuatorit.
Teksa theksoi se është e pamundur që raketa të shkaktonte dëme ose të lëndonte dikë, Krag tha se “rreziku është real dhe nuk mund të injorohet”.
Në maj 2021, NASA kritikoi Kinën për dështimin e saj për të “përmbushur standardet” pasi mbetjet e një rakete të nisur në stacionin hapësinor të Kinës dolën jashtë kontrollit dhe u zhytën në Oqeanin Indian.
Pjesa e raketës ruse mendohet të jetë më e vogël se mbeturinat kineze, duke peshuar rreth 4 tonë pa karburant, krahasuar me rreth 20 tonë për raketën kineze Long March 5B, tha Krag./Opinion.al
https://www.youtube.com/watch?v=8Hkc4FpWvzA