Nard Ndoka tallet me Bashën: Do i saldoja dyert dhe do i lija 3 ditë brenda

Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka folur për protestën e thirrur nga ish-kyeministri Sali Berisha, e cila do të mbahet ditën e nesërme para selisë së PD-së.

Ai u shpreh mbrëmjen e sotme në “Ora News” se po të ishte drejtuesi i protestës që do të zhvillohet nesër, do të tallej me Lulzim Bashën, duke thënë se do të saldonte dyert e selisë dhe do ta linte tre ditë brenda godinës së bashku me grupin e tij.

“Sikur të isha unë drejtuesi protestës do të tallesha me Lulzim Bashën.Do ja saldoja dyert e blinduara nga jashtë dhe do ta lija aty dy tre ditë. Vetëm ti hidhja ndonjë gjë nga sipër. Një lidershipi i papërgjegjshëm, kishte nevojë për një tallje kombëtare. Ai meriton një tallje”, u shpreh Ndoka.

Kujtojmë se ditën e nesërme, në datën 8 Janar mbështestësit e Sali Berishës do të protestojnë para selisë së PD, duke u përpjekur që të futen brenda, ndërsa kanë 4 ditë që hasen me dyert e blinduara atje.

Author: admin