Temperatura të ulëta dhe rrebeshe shiu në këto zona, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Paraditja do të jetë në dominimin e vranësirave të cilat do sjellin reshje shiu. Por në vijim pritet që vranësirat të zhvillohen duke sjellë rebeshe shiu në zonat bregdetare dhe ato të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do vijojnë të jenë të ulëta në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 1 deri në 17 gradë celcius.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 38 km/orë nga drejtimi veri-lindor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë./shqiperiaime.com.al

 

Author: portali