Berisha flet për gazetarët: Ç’a kemi thyer ne? Dyert u hapën vetë! Na hodhën gaz lotsjellës nga vrimat e blindit

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se protesta para selisë blu është paqësore, ndonëse dyer e dritare janë shkatërruar plotësht në katin e parë të saj.

Berisha iu kthye gazetares e cila e pyeti për dëmet në seli, duke thënë se “dyert u hapën vetë”.

Berisha tha se protestuesve iu është hedhur gaz lotsjellës nga vrimat e dyerve të blinduara në katin e parë.

“Po hapin dyert e shtëpisë së tyre, është paqësore. Po hedhin gaz ndaj protestuesve. Kërkon të largojë me gaz dhe dhunë referendarët e lirisë që kanë ardhur sot më të vendosur se kurrë. Dyert e shtëpisë nuk mbyllen kurrë. Ça ke parë? Asnjë gjë nuk është thyer, asnjë dëm. U hap dera vetë. Kanë hapur vrima në blindë për të hudh gazin. Sot këta janë të pashpresë. Revolucion i pandalshëm”, deklaroi Berisha./shqiperiaime.com.al

Author: portali