Virion Zabzuni instrumentisti i mirënjohur nga Elbasani, që me muzikën e tij jehon dhe është i njohur në çdo skaj ku flitet Shqip.

Virion Zabzuni artisti i mirënjohur Elbasanas, çdo ditë e më shumë drejt suksesit dhe realizimit të tij artistik. Ai që në vogjëli i mësoi instrumentet muzikore popullore qytetare, dhe që shumë vite është i kudogjendur në klipe, koncerte, dhe evenimente kombëtare.

Unë ndihem i plotësuar dhe ndjenja e lumturisë më pulson zemrën, kur publiku ngrihet në këmbe dhe duartroket punën time, tha gjatë një bashkëbisedimi për portalin tonë Virioni, ai gjithashtu theksoi se po punon shumë, dhe së shpejti do vijë për adhuruesit me projekte të reja.

Ne i urojmë suksese  të mëtejshme në rrugën e artit muzikor, artistit, muzikantit dhe instrumentistit Virion Zabzuni. /Portalishqiptar.com

Author: portali