Erdogan sulmon artin perëndimor: Janë të mbushura me mesazhe të fshehura

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cilësoi veprat e artit perëndimor si mjete që normalizojnë devijimet dhe paturpësitë.

Erdogan foli për artistë që nuk i pëlqen, të cilët shpesh në Turqi veprat e artit kanë përfunduar dhe në qendër të çështjeve gjyqësore.

i shtetit turk apeloi që të kundërshtohen me forcë këto lloj sulmesh ndaj vlerave morale.

“Veprat perëndimore të artit janë të mbushura me mesazhe të fshehura të cilat kanë një objektiv të qartë, nuk janë të pafajshme”.

Në vitin 2011, Erdogan e cilësoi të pamoralshme një vepër monumentale të artistit Mehmet Aksoi, e cila u mendua si një gjest miqësie mes Turqisë dhe Armenisë dhe u vendos pranë kufirit turko – armen. Erdogan kërkoi që monumenti të hiqej dhe skulptura u prish.

Author: admin