Në Greqi qeshin me të madhe me atë që po ndodh në Shqipëri

Në emisionin show të së shtunës dhe dielës të titulluar “Savatokyriako me ton Manesis” në televizionin grek Alfa TV, drejtuesi i këtij emisioni N. Manesis komentoi edhe ngjarjet e Tiranës.

“Nuk mund të ndodhin gjëra të tilla në një vend të qytetëruar”,-u shpreh ai me ironi duke komentuar pamjet nga Tirana.

Në fakt Greqia ka parë skena të përleshjes me policinë të qytetarëve, por ku gjithmonë ruhej një linjë e kuqe, e cila ishte mosprekja e parlamentit.

Sikurse ka edhe raste në botë kur protestuesit sulmojnë ndërtesat e institucioneve pa prekur zyrat dhe dokumentacionin.

Por, pamje si ato të ‘98-ës kur u dogj kryeministria janë të denja për vende të Afrikës, ndwrsa sulmi ndaj selive të partive janë të denja vetëm nga parti me prirje fashiste dhe sigurisht jo të popujve të qytetëruar të Evropës moderne.

Ndaj nuk është çudi thënia e Manesis. Mendoni tani si i duken një francezi apo gjermani ato pamje, derisa habisin një grek./ Nga Dritan Hila-Dritare.net

Author: admin